Peci: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

Ekonomi

Peci: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot në orët e hershme të mëngjesit ka vizituar Llaushën e Skenderajt, ku është pritur nga fermeri Mirsad Rrecaj.

Peci, ka thënë se Rrecaj, kultivon 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë, raporton Ekonomia Online.

“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, ka thënë ministri.

Postimi i plotë:

Në Llaushë të Skënderajit më priti

Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.

Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.

Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.

Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat