Bisedimet për Brexit: Oferta e BE-së “e papranueshme” për Britaninë

Evropë

Bisedimet për Brexit: Oferta e BE-së “e papranueshme” për Britaninë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Të dyja palët deri tani kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje

Bisedimet në mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje tregtare për Brexit janë në ditën e tyre të fundit, që nga mbrëmë janë duke zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje sa i përket këtij aspekti.

Të dyja palët deri tani kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje.

Një burim nga Qeveria e Britanisë për BBC ka thënë se kushtet e ofruara nga BE-ja vazhdojnë të jenë të papranueshme për ata.

Johnson dhe Von der Leyen që nga java e kaluar kanë pasë afat që sot të vendosin për një marrëveshje përfundimtare, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat