Hunter Schafer shkëlqen në premierën e “Blade Runner 2099”, mes spekulimeve se mund të bëhet vajza e parë trans e James Bondit

Bota e Yjeve

Hunter Schafer shkëlqen në premierën e “Blade Runner 2099”, mes spekulimeve se mund të bëhet vajza e parë trans e James Bondit

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 13:31
Hunter Schafer

Aktorja dhe modelja amerikane, Hunter Schafer, ka tërhequr vëmendjen në premierën e serialit “Blade Runner 2099”, të mbajtur në Londër.

Ylli i “Euphoria” u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një bluzë të shkurtër në ngjyrë të gjelbër të kaltër (teal), të kombinuar me një fund të bardhë, duke spikatur me paraqitjen e saj në tapetin e kuq.

Paraqitja e saj vjen në një moment kur emri i aktores po përmendet gjithnjë e më shumë në spekulimet rreth mundësisë që ajo të jetë vajza e parë trans e agjentit të famshëm James Bond.

Image
Hunter Schafer

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për përfshirjen e saj në një projekt të ardhshëm të sagës së njohur.

Ndërkohë, Schafer vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në industrinë e argëtimit, si për rolet e saj, ashtu edhe për stilin dhe paraqitjet e veçanta në ngjarjet e mëdha të modës dhe filmit.

Image
Hunter Schafer
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat