85 viktima nga Covid në 24 orët e fundit në Greqi

Evropë

85 viktima nga Covid në 24 orët e fundit në Greqi

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 693 raste të reja me koronavirus, ndërsa 85 pacientë kanë humbur jetën.

Sakaq 552 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 77 % e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 124534, nga të cilët 52.6% janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5109 (4.1%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 5109 (4.1%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat