Situatë e rëndë në spitale në Greqi, me qindra pacientë në intubim

Evropë

Situatë e rëndë në spitale në Greqi, me qindra pacientë në intubim

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:19
Greqi

Ekspertët e shëndetësisë janë të vendosur kundër çdo lehtësimi të mëtejshëm të kufizimeve gjatë sezonit festiv, duke përmendur vazhdimisht numrin e lartë të pacientëve me Covid-19 që luftojnë për jetën e tyre në njësitë e kujdesit intensiv, ku shumica veprojnë me kapacitet të plotë, njoftoi Kathimerimi.

Të dhënat e fundit tregojnë se ishin 550 pacientë të intubuar të martën, ndërsa 98 të tjerë vdiqën, duke e çuar totalin në 3,785.

Pati 1,240 raste të konfirmuara, që janë dy herë më shumë se një ditë më parë, por kjo për shkak të numrit korrespondues të dyfishtë të testeve të kryera.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitalit Shtetëror (POEDIN) përsëriti paralajmërimin të martën se spitalet nuk do të jenë në gjendje të përballojnë një valë të re të pandemisë me ICU dhe klinika të plota.

Federata vuri në dukje se ndërsa shkalla e përditshme e infeksionit mund të ketë rënë, njesitë e kujdesit intensiv në Greqinë veriore dhe qendrore po luftonin për të përballuar situatën, si në Larisa, Selanik dhe Kavala që janë goditur më rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat