Kancelarja Merkel rezulton negative nga Covid-19

Evropë

Kancelarja Merkel rezulton negative nga Covid-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, iu nënshtrua tamponit, disa ditë pas mbledhjes së Këshillit Evropian ku rezultoi negative nga Covid-19.

Konfirmimi erdhi nga zëdhënësi i saj, pasi u përhap lajmi për infektimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Po sot, Gjermania regjistron numër rekord të rasteve të reja. Sipas burimeve zyrtare, brenda 24 orëve janë regjistruar mbi 30 mijë raste të reja.

Në të gjithë botën, numri i infeksioneve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 74 milionë, ku vendi më i prekur në terma absolutë mbetet SHBA-ja, e cila dje regjistroi dyfishim të infeksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat