​13 të arrestuar gjatë protestës në Bjellorusi

Evropë

​13 të arrestuar gjatë protestës në Bjellorusi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Bjellorusi

Grupi i të drejtave të njeriut Vesna njoftoi sonte se 13 persona u arrestuan në protestën në Minsk, e cila mbahet çdo javë kundër presidentit Alexander Lukashenko.

Media lokale raportoi se grupe njerëzish në tubime të vogla nëpër Minsk morën pjesë në protestë.

Protestuesit me flamuj të kuq dhe të bardhë kanë marshuar në zona të ndryshme banimi në kryeqytetin e Bjellorusisë, duke thirrur "Për sa kohë që jemi të bashkuar, ne jemi të pathyeshëm" dhe "Rroftë Bjellorusia!"

Bjellorusia është goditur nga një krizë politike që nga zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, kur filluan protestat masive antiqeveritare në të gjithë vendin, iniciuar nga rezultatet zyrtare sipas të cilave Lukashenko fitoi më shumë se 80 për qind të votave. Kundërshtarët e Lukashenkos thonë se zgjedhjet u vodhën.

Përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të shuar demonstratat duke arrestuar dhe shtypur protestues dhe aktivistë, protestat nuk janë qetësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat