Johnson: Po pres që të punoj me Biden

Evropë

Johnson: Po pres që të punoj me Biden

Më: 24 janar 2021 Në ora: 00:37
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot, pas bisedës së parë telefonike me Joe Biden, se ai pret bashkëpunimin me Presidentin amerikan.

Johnson ka theksuar se pret që të punojë se bashkë me Biden në qëllimet e përbashkëtar, përfshirë edhe luftimin e ndryshimit të klimës.

Sipas zëdhënësit të Johnson, Kryeministri mirëpriti ngrohtësisht vendimin e Presidentit amerikan për t’u bashkuar me Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimin e Klimës, raporton Reuters.

“Duke u bazuar në historinë e gjatë të bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në sigurinë dhe mbrojtjen, udhëheqësit shprehur qëllimet e  përbashkëta në promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë,” tha zëdhënësja e Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat