Protestë e mediave në Poloni pas taksës së propozuar

Evropë

Protestë e mediave në Poloni pas taksës së propozuar

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Poloni

Shumë kanale private televizive në Poloni dhe radio stacione kanë ndaluar së funksionuari dhe uebfaqe online dhe gazeta kanë vendosur ballina të zeza të mërkurën, në një protestë të koordinuar në lidhje me tatimet e planifikuara që kritikët frikësohen se do të dobësojnë apo shkatërrojnë disa nga mediat, raporton BBC.

TVN dhe Polsat TV kanë dal me ekran të zi me mesazh “zbuloni se si do të duket bota pa media të pavarura”.

Top-uebfaqet e lajmeve kanë vendosur ballina me ngjyrë të zezë e me slogan “media pa zgjedhje”.

Planet për taks mbi të ardhurat nga reklamat u përcaktuan më parë këtë muaj.

Qeveria nacionaliste e Polonisë thotë se qëllimi është të grumbullojë para për Fondin Kombëtar të Shëndetit, për luftimin me pandeminë. E përshkruar si “taksë solidariteti”, taksa e propozuar nuk do të prekë mediat shtetërore.

Në një letër të hapur te autoritetet para protestës, dhjetëra kompani private të medias kanë thënë se besojnë se “masat e tilla drastike janë të nevojshme pasi pa media të lira nuk ka zgjedhje të lirë, dhe pa zgjedhje të lirë, nuk ka liri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat