Athina prej nesër në karantinë të rreptë

Evropë

Athina prej nesër në karantinë të rreptë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Mbyllje e tërësishme e bizneseve dhe shërbimeve që paraprakisht ishin hapur, siç janë shitoret, parukeritë dhe sallonet kozmetike, por edhe mbyllje edhe të shkollave dhe kopshteve për fëmijë, liturgji në kisha pa besimtarë, heqjen e shërbimit “click away”, orë policore nga ora 21 dita e hënë deri të premten dhe nga ora 18 gjatë fundjavave, lëvizje vetëm me sms porosi të dërguar paraprakisht, përdorim të obliguar të maskës, janë pjesë e masave që prej nesër në mëngjes hyjnë në fuqi në rajonin Atika, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Rajoni më i gjerë i Atikës, siç kumtoi dje kryeministri grek, hyn në karantinë të rreptë deri më 28 shkurt, që është pothuaj identik me të parin, në mars të vitit të kaluar, ndërsa zëvendës ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardaljasa dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrive adekuate sot në konferencë për shtyp në mënyrë të hollësishme i kanë sqaruar masat.

Të hapura do të mbeten vetëm supermarketet, shitoret për ushqim, barnatoret, shitoret për kanakarë, pompat e benzinës, qendrat për kontroll teknik të automjeteve, si dhe serviset për automjete.

Objektet hotelierike, të cilat janë tërësisht të mbyllura tani tre muaj, si dhe deri tani, do të mund të punojnë me porosi dhe me shërbimin “take away”.

Nxënësit në Athinë, si filloristët, ashtu edhe ata të shkollave të mesme, prej nesër fillojnë me onllajn mësim, ndërsa të mbyllur do të mbeten edhe kopshtet për fëmijë.

Në sektorin shtetëror për 50 për qind nga të punësuarit, obligative është puna nga shtëpia, ndërsa megjithatë për sektorin privat, e obliguar nga shtëpia është puna për sa më shumë të punësuar.

Liturgjitë në kisha do të jenë pa praninë e besimtarëve, ndërsa për dasma, varrime dhe pagëzime, lejohen më së shumti nëntë persona.

Transporti publik në Athinë do të funksionojë me 65 për qind nga kapaciteti, ndërsa anijet me 50 ose 55 për qind, varësisht nga lloji.

Hardaljas tha se përveç respektimit të masave, me rëndësi janë edhe kontrollet, të cilat i kryen Shërbimi kombëtar për transparencë i Greqisë.

Udhëheqësi i shërbimti, Angelos Binis në konferencën e sotme për shtyp tha se në periudhën prej 1 nëntorit 2020 deri 31 janar 2021 janë bërë 6,5 milionë kontrolle dhe janë shqiptuar 153.918 dënime me vlerë 45,7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat