Barrikada në rrugët e Spanjës, protesta masive për lirinë e shprehjes

Evropë

Barrikada në rrugët e Spanjës, protesta masive për lirinë e shprehjes

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Spanjë

Ka pasur arrestime te shumta dhe të plagosur për shkak te dhunës së shpërthyer gjatë ditës së dytë të protestave ndaj arrestimit të reperit Pablo Hasel.

Protestat kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Spanjës. Policia dhe protestuesit u përleshën në Madrid, në Barcelonë por edhe në qytete të tjera më të vogla.

Zemërimi në rrugë ndjekin arrestimin e rreperit, i cili është dërguar në burg për 9 muaj për shkak të teksteve të këngëve të tij, të cilat glorifikojnë terrorizmin dhe ofendojnë anëtarët e familjes mbretërore.

Rasti i Pablo Hasel ka nxitur në Spanjë debatin mbi fjalën e lirë.

“Duhet të heshtim, sipas qeverisë ne duhet të heshtim, por ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Jemi këtu që të protestojmë për reperin, i cili po thotë atë që mendon, shiko se çfarë po ndodh me ne tani”, tha një protestues.

“Nuk ka logjikë, që për një twitter apo për një këngë në lidhje me diçka, që mund të jetë edhe e vërtetë, dikush të dënohet apo të burgoset”, shprehet një protestuese.

Amnesty International thotë që rasti i Hasel është i fundit i një sërë rastesh të tjera të dënimit të artistëve apo të blogerëve të medias sociale në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2015 për sigurinë publike.

Ligji është kritikuar gjithashtu për kufizimin e lirisë së grumbullimit dhe për të shtypur protestat. Disa parti politike i kanë mbështetur protestat, por parti të tjera kanë mbrojtur policinë dhe kanë deklaruar që dhuna mund të shkaktohet vetëm nga vandalët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat