E rëndë: Thyhet akulli i liqenit, vdesin 4 persona

Evropë

E rëndë: Thyhet akulli i liqenit, vdesin 4 persona

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Suedi

Katër persona janë mbytur në liqenin e ngrirë Vallsjön në afërsi të qytetit Jönköping në jug të Suedisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Jönköping, Björn Öberg, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit TT se kanë nxjerrë trupat e katër meshkujve të moshës 65 dhe 75 vjeç, të cilët kanë rënë në ujë dhe janë mbytur si rezultat i thyerjes së akullit.

Öberg tha se përpjekjet e shpëtimit filluan si rezultat i denoncimit nga ana e të afërmve të viktimave.

Ai ka shtuar se aktualisht nuk kanë informacion se pse personat në fjalë shkuan mbi liqenin e ngrirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat