Laschet kandidati zyrtar për postin e kancelari

Evropë

Laschet kandidati zyrtar për postin e kancelari

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:18
Armin Laschet

Markus Soeder (CSU) pranoi fitoren e rivalit Armin Laschet (CDU) si kandidat i bllokut të qendrës së djathtë për kancelar.

Ai njoftoi vendimin, pasi zyrtarët kryesorë të partisë dhanë mbështetjen e tyre për Laschet në një votim gjatë natës së djeshme.

Laschet do të hyjë në zgjedhje si kandidati i përbashkët për kancelar për bllokun konservator, i cili përbëhet nga CDU dhe CSU.

Si grupi më i madh në parlament dhe udhëheqës në sondazhe, kjo do ta vendosë Laschet në pozicionin kryesor për të pasuar Angela Merkel, e cila do të largohet pas më shumë se 15 vitesh në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat