Dodik: Lufta është e papranueshme, nuk do të bëjmë luftë

Evropë

Dodik: Lufta është e papranueshme, nuk do të bëjmë luftë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:10
Milorad Dodik

Kryetari dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës Milorad Dodik, tha sot se lufta në Bosnjë është e papranueshme dhe se ky vend nuk do ta udhëheqë atë.

Ai pas një takimi që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq theksoi se asgjë nuk mund të zgjidhet me luftë.

 Edhe pse sipas tij “është e qartë se disa në BiH mendojnë se paqja nuk mund të zgjidhë asgjë”.

Dodik kështu u përgjigj rreth deklaratave të kreut të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, i cili tha ditë më parë se  ishte i gatshëm të “qëndronte para njerëzve” nëse ka një luftë të re në Bosnje dhe Hercegovinë, raporton Tanjug.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat