Edhe Rumania dëbon diplomatin rus

Evropë

Edhe Rumania dëbon diplomatin rus

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:05
Alexei Grichayev

Rumania do të dëbojë diplomatin rus në solidaritet me Republikën Çeke, e cila është në një konflikt diplomatik me Moskën.

“Autoritetet rumune kanë vendosur të deklarojnë se Alexei Grichayev, zëvendës atashe ushtarak në Ambasadën Ruse në Bukuresht, persona non grata në Rumani, duke pasur parasysh veprimtaritë dhe veprimet në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”, njoftoi ministria e punëve të jashtme, raporton dw.

Ministria shton se ambasadori rus, Valery Kuzmin ishte i ftuar dhe i informuar për atë vendim. Javën e kaluar, qeveria çeke akuzoi shërbimin sekret rus se ishte pas shpërthimit të një depoje municioni në 2014, në të cilin u vranë dy persona, dhe dëboi 18 diplomatë rusë për spiunazh.

Rusia u përgjigj duke kërkuar që 20 diplomatë çekë të largohen nga territori i saj, pas së cilës Praga njoftoi se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë në Republikën Çeke në mënyrë që misionet e të dy vendeve të kenë të njëjtin numër përfaqësuesish.

Të martën e kaluar, Ministri Çek i Brendshëm, Jan Hamáček, u kërkoi partnerëve në Bashkimin Evropian dhe NATO të dëbojnë diplomatët rusë në mbështetje të Pragës. Sllovakia dhe vendet baltike njoftuan menjëherë dëbimin e gjithsej shtatë diplomatëve rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat