Vuçiq thotë se e di kush po e përgjon

Evropë

Vuçiq thotë se e di kush po e përgjon

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:43
Aleksnadar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq tha se e di se kush qëndron pas përgjimeve ku ai bën pjesë, por shtoi gjithashtu se kjo është çështje e institucioneve.

Ai tha se nuk ka frikë nëse bisedat mes tij dhe të tjerëve do të publikoheshin.

“Po, unë e di, dhe u takon autoriteteve kompetente ta përcaktojnë. Është çështje institucionesh, ka gjëra më të vështira, besoni apo jo, sesa përgjimi i kokës së shtetit”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka marrë informacion nga përgjimi i policisë dhe se ata i sollën biseda. Vuçiq shtoi se bëhej fjalë për marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe se ai nuk është i shqetësuar për atë konflikt, sepse tha se “tani gjithçka është e pastër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat