KE fillon procedurat kundër Gjermanisë për blerjen e bonove?

Evropë

KE fillon procedurat kundër Gjermanisë për blerjen e bonove?

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:52
Ilustrim

Komisioni Evropian do të fillojë procedurat ligjore kundër Gjermanisë në mënyrë që të hetojë nëse gjykata gjermane shkel rregullat e BE duke kontestuar blerjen e bonove të bankës qendrore, të cilat janë miratuar tashmë nga gjykata më e lartë e Bashkimit, thanë dy burime në kushte anonime.

Në maj të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese Gjermane vendosi që Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka tejkaluar mandatin e saj duke blerë bono, por gjykata më e lartë e BE i ka dhënë më parë ‘dritën jeshile’ skemës së BQE.

Burimet thanë se KE duhet të bjerë dakord nesër për të dërguar një letër në Gjermani për të informuar Berlinin për të hetuar nëse vendimi i gjykatës gjermane shkel rregullat e Bashkimit Evropian.

Letra është faza e parë në një proces që përfundimisht mund të bëjë që KE të kërkojë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë të vendosë ndëshkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat