Merkel merr vaksinën Moderna në dozën e dytë

Evropë

Merkel merr vaksinën Moderna në dozën e dytë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:24
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 atë të Moderna-s, pasi kishte administruar AstraZeneca-n në injektimin e parë, njoftoi sot kancelarja.

“Po, ne konfirmojmë se Merkel është parë së fundi të injketojë dozën e dytë të vaksinës, atë me ARN messager të amerikanit Moderna, theksoi një zëdhënës i kancelares.

Kancelarja, 66 vjeçe, administroi më 16 prill, vaksinën e AstraZeneca-s, përdorimi i të cilës ishte pezulluar për një kohë në Gjermani pas disa rasteve të trombozave të regjistruara në Europë.

Zëdhënësi i saj publikoi në Twitter certifikatën e saj të vaksinimit për të provuar injektimin, raporton ATSh.

Përdorimi i kësaj vaksine, administruar tek disa drejtues gjermanë, përfshirë presidentin e Republikës, Frank-Walter Steinmeier, është rezervuar në Gjermani për grupmoshën mbi 60 vjeç.

Disa vende, përfshirë Gjermaninë, kanë zgjedhur të injektojnë një dozë të dytë të një vaksine me ARN messager të Pfizer-BioNTech ose Moderna, duke rezultuar në një skemë vaksinale të përzier pas injektimit të parë të AstraZeneca-s.

Më shumë se gjysma (51,2%) e popullsisë së Gjermanisë, ose 42,5 milionë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 26,3 milion (31,6%) janë vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të publikuara të martën nga Instituti Robert Koch.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat