Java me vetem katër ditë pune, ky vend europian e teston me sukses!

Evropë

Java me vetem katër ditë pune, ky vend europian e teston me sukses!

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:45
Ilustrim

Punëtorët në Islandë kanë zgjedhur gjithnjë e më shumë të kenë një javë më të shkurtër pune, pasi dy studime në shkallë të gjerë treguan se më pak orë pune e rrisin “në mënyrë dramatike” mirëqenien e tyre dhe ekuilibrin midis jetës private dhe punës.

Të dyja studimet, të cilat u zhvilluan nga viti 2015 në vitin 2019, gjithashtu zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës të regjistruara në eksperiment, thotë DW.

Studiuesit thanë se eksperimentet e drejtuara nga Këshilli i Qytetit Reykjavík dhe qeveria kombëtare rezultuan një “sukses i jashtëzakonshëm”, dhe që nga përfundimi i tyre, rreth 86% e fuqisë punëtore të vendit tani po punojnë më pak orë pune pa marrë një ulje page, ose kanë fituar të drejtën ta bëjnë këtë. Eksperimenti, në të cilin morën pjesë mbi 2.500 punonjës – më shumë se 1% e popullsisë që punon të Islandës – përfshiu një gamë të gjerë vendesh pune, nga kopshtet në spitale dhe zyra te punonjësit e shërbimeve sociale.

Shumë nga pjesëmarrësit kaluan nga një javë 40-orëshe në një javë 35- apo 36 orëshe. Punonjësit raportuan se koha më e shkurtër e punës e bën më të lehtë kryerjen e detyrave të ndryshme shtëpiake, të tilla si blerjet, pastrimin dhe rregullimin, gjatë ditëve të javës.

Shumë pjesëmarrës meshkuj në marrëdhënie heteroseksuale thanë se mund të kalonin më shumë kohë në punët e shtëpisë, veçanërisht me pastrimin dhe gatimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat