​Vdes nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson

Evropë

​Vdes nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 00:03
Boris Johnson me nënën

Kryeministri britanik Boris Johnson po mban zi për humbjen e nënës së tij Charlotte Johnson Wahl, e cila ndërroi jetë sot në moshën 79 -vjeçare, raporton gazeta britanike "Telegraph".

Një piktore me profesion, nëna e kryeministrit ndërroi jetë papritur dhe paqësisht në një spital në Londër, njoftoi familja e saj, transmeton Reuters.

Charlotte Johnson Wahl, e lindur në maj 1942, vdiq "papritur dhe paqësisht" në një spital në Londër të hënën.

Ajo ishte vajza e avokatit Sir James Fawcett, i cili ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970. Studioi gjuhën angleze në Universitetin e Oksfordit, por ndërpreu arsimin e saj për të udhëtuar në Amerikë me Stanley Johnson.

Çifti u martua në vitin 1963, para se Johnson Wahl të kthehej për të përfunduar diplomën e saj si femra e parë universitare e martuar në kolegjin e saj. Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë: Boris, Rachel, Jo dhe Leo Johnson, para se të divorcoheshin në vitin 1979.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat