Silvio Berlusconi merr dozën e tretë të vaksinës

Evropë

Silvio Berlusconi merr dozën e tretë të vaksinës

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 00:42
Silvio Berlusconi

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid. Në një video lideri i partisë Forza Italia ka publikuar një video në të cilën ngre mëngën e këmishës së  bardhë deri në shpatull për të lënë krahun zbuluar.

Infermierja  i bën vaksinën  dhe menjëherë pas kësaj politikani italian ngre dy gishtat lart në shenjë fitore.

“Vaksinat janë mjeti që kemi për të mposhtur Covidin dhe për të kufizuar efektet e tij në shëndet dhe ekonomi”, shkruan ish-Kryeministri në rrjetet sociale.

“Ne duhet të shmangim humbjet e jetëve dhe bllokimet e reja. Varet nga ju: ata që nuk janë vaksinuar ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka vijuar më tej ai.

Ish-Kryeministri rezultoi pozitiv me Covid-19 në Shtator të vitit të kaluar por ai ishte asiptomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat