Papa Francesku vizitë në ishullin grek për krizën e emigrantëve

Evropë

Papa Francesku vizitë në ishullin grek për krizën e emigrantëve

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Papa Francesku

Papa Françesku do zhvillojë këtë të dielë një vizitë dyorëshe në Lesbos, ishulli grek në qendër të debatit për emigracionin.

Vizita vjen pasi Papa kritikoi ashpër qeveritë evropiane për trajtimin e emigrantëve gjatë vizitës së tij në rajon.

Në Qipro të premten, ai denoncoi “kulturën e indiferencës” të treguar ndaj emigrantëve dhe në Athinë të shtunën ai u kërkoi qeverive evropiane të pranojnë emigrantë “në proporcion me mundësitë e secilit vend”.

“Evropa vazhdon të ngecë, duke u bërë pre e formave të interesit vetjak nacionalist në vend që të jetë një motor solidariteti. Nganjëherë, ajo duket e lëkundur dhe e pakoordinuar”, tha Papa.

“Në të kaluarën, konfliktet ideologjike penguan ndërtimin e urave midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Sot çështja e migrimit ka çuar në çarje edhe midis jugut dhe veriut”, shtoi ai.

Papa Françesku do vizitojë një qendër të re të mbajtjes së emigrantëve ku refugjatët  jetojnë në kontejnerë.

Në vizitën e tij të mëparshme në vitin 2016, Françesku pati me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë.

Më shumë se 1 milion njerëz, shumë prej të cilëve ikin nga lufta në Irak dhe Siri, kaluan nga Turqia në Greqi gjatë 2015 dhe 2016, me Lesbosin pikën më të ngarkuar të kalimit grek.

Një kamp i mbipopulluar refugjatësh në vendin e quajtur Moria në ishull, të cilin Papa e vizitoi në vitin 2016, u shkatërrua nga një zjarr vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat