Ministrat e Krivokapiqit në protestë kundër mocionit të Dritan Abazoviqit 

Evropë

Ministrat e Krivokapiqit në protestë kundër mocionit të Dritan Abazoviqit 

Më: 23 janar 2022 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Ministrat Milojko Spajiq, Jakov Milatoviq, Ratko Mitroviq e Vesna Bratiq në qeverinë e Malit të Zi, iu bashkuan protestuesve për shkak se më 1 shkurt është thirrur seanca e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Spajiq, përpara gazetarëve tha se zgjidhja e vetme në situatën momentale në Mal të Zi janë zgjedhjet, dhe se sipas tij, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës.

“Kjo është maratonë, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës. Duhet të jemi këmbëngulës dhe do të fitojmë”, tha Spajiq, shkruan rtcg.

Ndërsa, ministri i zhvillimit ekonomik tha se Bashkësia ndërkombëtare nuk qëndron prapa qeverisë së pakicës, që synohet të bëhet me në krye Dritan Abazoviqin.

“Duhet të çmitizohet se bashkësia ndërkombëtare qëndron prapa qeverisë së pakicës. Pas qeverisë së pakicës qëndron mashtrimi i vullnetit të votuesve nga 30 gushti,” u tha Milatoviq gazetarëve.

Kujtojmë se Dritan Abazoviq është shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit, ndërsa nëse qeveria aktuale bie më 1 shkurt, ai do ta synojë postin e kryeministrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat