Luftë frontale në Kiev – shikojeni përballjen e civilëve me tankun rus në Kiev

Evropë

Luftë frontale në Kiev – shikojeni përballjen e civilëve me tankun rus në Kiev

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Pamje nga video

Luftimet për të siguruar kontrollin e Kievit kanë mbërritur shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës.

Beteja të ashpra raportohet se po zhvillohen në disa pika hyrëse, ku nuk kanë munguar edhe goditjet e infrastrukturave civile.

Në këtë përballje janë përfshirë edhe vetë popullsia civile, e armatosur nga qeveria për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale duket momenti kur, ndërsa një tank rus po kalon në mes të rrugës, një “breshëri” bombash Molotov hidhen në drejtim të tij nga civilët e fshehur aty pranë.

Banorët vendas kanë ngritur disa barrikada në disa rrugë të qytetit për të frenuar avancimin rus.

Pamjet mund t'i shihni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat