Boris Johnson: Putin tashmë ka kryer krime lufte

Evropë

Boris Johnson: Putin tashmë ka kryer krime lufte

Më: 3 mars 2022 Në ora: 00:23
Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se bombardimi i civilëve të pafajshëm përbën krime lufte.

“Bombardimi i civilëve të pafajshëm, tashmë kualifikohet plotësisht si krim lufte”, ka thënë Johnson.

Johnson i ka dhënë këto deklarata, duke iu përgjigjur përfaqësuesit të Partisë Kombëtare të Skocisë, Ian Blackford, i cili ka kërkuar që Putin të ndiqet penalisht.

Për krime lufte, presidentin rus e ka akuzuar edhe Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, pas bombardimit të qytetit të dytë më të madh, Karkivit.

Një javë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, sulmet janë intensifikuar, me zgjerimin e luftimeve në veri, lindje e jug.

Johnson, taktikat e përdorura nga ushtria ruse, i ka përkshkruar si barbare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat