Hetuesit e Hagës nisen drejt Ukrainës

Evropë

Hetuesit e Hagës nisen drejt Ukrainës

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një hetim për krime të luftës lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia ka nisur sot pasi një numër i paprecedentë vendesh e mbështetën këtë, raporton The Guardian.

Karim Khan, kryeprokurori për Gjykatën Penale Ndërkombëtare tha se ai do ta fillojë punën “sa më shpejt të jetë e mundur” për të dëshmuar krime të mundshme kundër njerëzimit ose gjenocid të kryera në Ukrainë.

Referimi për hetim është bërë nga 39 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, kryeministri i së cilës tha se është i bindur se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Kjo ia mundësoi kryeprokurorit të kërkojë miratimin e gjykatës në Hagë për nisjen e hetimeve.

Nisja e hetimeve vjen pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kyivi është rrethuar dhe ministria ruse e mbrojtjes thotë se e ka marrë “nën kontroll të plotë” qytetin e Khersonit, një qytet-port në juf të Ukrainës, pranë gadishullit të Krimesë.

Kkryeprokurori Khan tha se një ekip i avancuar hetuesish tashmë po udhëton drejt Ukrainës.

Image
Kkryeprokurori i Prokurorisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Karim Khan

Në një deklaratë për BBC-në, i pyetur në lidhje me raportimet se Rusia po përdor bomba me vakum në zonat civile, kryeprokurori Khan tha se “është e qartë… drejtimi i sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile përbën një krim lufte”.

Ndërsa pushtimi rus ka hyrë në javën e dytë, agjencia e OKB-së për refugjatët vlerësoi se 1 milion njerëz kanë ikur deri tani nga Ukraina, duke e bërë atë eksodin më të shpejtë të refugjatëve në këtë shekull.

Më shumë se 2,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat