Bëri thirrje për vrasjen e Putinit, reagon Shtëpia e Bardhë

Evropë

Bëri thirrje për vrasjen e Putinit, reagon Shtëpia e Bardhë

Nga: H.O. Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:37
Senatori amerikan, Lindsey Graham

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Amerikani kishte thënë se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është "dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë".

Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Twitter:

"Do t'i bënit vendit tuaj - dhe botës - një shërbim të madh".

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve:

"Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë".

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si "rusofobi histerike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat