Ambasadorja britanike largohet nga Ukraina

Evropë

Ambasadorja britanike largohet nga Ukraina

Më: 7 mars 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ambasadorja britanike në Ukrainë, Mel Simmons, është larguar nga ky vend për shkak të “situatës serioze sa i përket sigurisë”.

Lajmin e ka konfirmuar Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila u pyet për këtë çështje nga Komitetit për Punë të Jashtme.

Ambasadorja ishte zhvendosur më herët në Lviv në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke lënë Kievin pas fillimit të pushtimit rus.

Ndërkaq ky vend ka hyrë në ditën e 12-të të luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku granatimet nuk kanë pasur të ndalur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat