Çdo referendum i rremë në Ukrainën e pushtuar është i pavlefshëm

Evropë

Çdo referendum i rremë në Ukrainën e pushtuar është i pavlefshëm

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:08
foto ilustrim

Më herët, udhëheqësi separatist i të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut në Ukrainën lindore tha se një referendum mund të mbahet së shpejti për bashkimin me Rusinë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters duke cituar median e lajmeve të republikës së vetëshpallur, në të cilën citonte liderin e saj, shkruan BBC.

Tani Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se çdo referendum "fals" i mbajtur në pjesët e okupuara të Ukrainës do të jetë "i pavlefshëm".

Duke shkruar në Twitter, një zëdhënës i ministrisë së jashtme, Oleg Nikolenko, tha se "asnjë vend në botë nuk do ta njohë kurrë ndryshimin me forcë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Në vend të kësaj, Rusia do të përballet me një përgjigje edhe më të fortë ndërkombëtare, duke thelluar më tej izolimin e saj."

Tre ditë përpara se të urdhëronte trupat në Ukrainë më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njohu rajonet separatiste ukrainase të Luhansk dhe Donetsk si shtete të pavarura, megjithëse pjesa tjetër e botës i konsideron ato pjesë të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat