​BE me inflacion rekord në maj

Evropë

​BE me inflacion rekord në maj

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Inflacioni në Bashkimin Evropian dhe në eurozonë arriti nivelin më të lartë në maj që kur Eurostat filloi publikimin e këtyre të dhënave në vitin 2001, tregoi një raport i ri.

Në nivel të Bashkimit Evropian, inflacioni në maj ishte 8,8 për qind, që është 0,7 për qind më shumë se në muajin prill, ndërsa në Eurozonë u rrit nga 7,4 në 8,1 për qind, që është më i larti që nga viti 1996. thuhet në raport.

Peshën më të madhe në inflacionin e majit e kanë pasur çmimet e energjisë me 3.87 për qind, pasuar nga çmimet e ushqimeve me peshë 1.59 për qind dhe çmimet e shërbimeve me 1.46 për qind.

Çmimet e energjisë në eurozonë në maj ishin 39.1 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me nëntë për qind.

Në maj, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në vendet baltike – 20.1 për qind në Estoni, 18.5 për qind në Lituani dhe 16.8 për qind në Letoni.

Inflacion dyshifror u regjistrua në Kroaci, Bullgari, Çeki, Greqi, Hungari, Holandë, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.

Franca dhe Malta kishin normën më të ulët të inflacionit prej 5.8 për qind në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat