Erdogan telefonon Macron, zbulohet për çfarë i kërkoi ndihmë

Evropë

Erdogan telefonon Macron, zbulohet për çfarë i kërkoi ndihmë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 09:09
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar dje, 16 Korrik, një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Gjatë bisedës u diskutuan shumë çështje, përfshirë edhe se çfarë do të bëhet me grurin e bllokuar ukrainas.

Sipas medieve të huaja Erdogani i kërkoi Macronit bashkëpunimin maksimal në mënyrë që Turqia të furnizohet me sistemin kundërajror SAMPT.

Sipas vlerësimeve, duket se Ankaraja po lë mënjanë S400-at rusë, pasi po sheh se nuk do të mund t’i përdorë, e për rrjedhojë po kërkon alternativa.

Megjithatë, nuk dihet ende përgjigja e presidenti francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat