Panik në aeroportin e Mançesterit, avioni merr flakë

Evropë

Panik në aeroportin e Mançesterit, avioni merr flakë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një aeroplan pasagjerësh TUI ka marrë flakë në aeroportin e Mançesterit.

Ekuipazhet vrapuan në vendin e ngjarjes, ndërkohë që tym i dendur filloi menjëherë të dilte nga një prej motorëve të tij.

Pushuesit e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 teksa zjarrfikësit po shuanin flakët.

Dyshohet se motori i cili u përfshi nga flakët pësoi një defekt teknik në mbërritje pasi ishte mbinxehur.

Të gjithë pasagjerët kishin dalë jashtë dhe asnjë nga ekuipazhi nuk ishte në rrezik, tha TUI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat