Ukraina kërkon drejtimin e centralit bërthamor nga Kiev

Evropë

Ukraina kërkon drejtimin e centralit bërthamor nga Kiev

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:58
Petro Kotin

Autoritetet ruse thanë se centrali bërthamor i Zaporizhzhia në jug të Ukrainës do të operojë nën mbikqyrjen e Moskës, raportoi BBC më herët gjatë ditës.

Ky njoftim u publikua pasi Kremlin shpalli aneksimin e këtij regjioni bashkë me tre tjerat gjatë para disa ditësh.

Por, drejtori ukrainas i centralit bërthamor, më të madhit në Evropë, u kidnapua për një kohë të shkurtë nga rusët, dhe mbikqyrësi nuklear i OKB-së thotë se ai nuk do të kthehet në punë.

Ndërsa, Petro Kotin, drejtor i rregullatorit shtetëror për energji bërthamore “Enerhoatom”, sot lajmëroi se do të rimarrin e drejtimin e centralit nga Kiev.

Përmes një video-mesazhi, ai ftoi personelin ukrainas të centralit mos të nënshkruajnë asnjë kontratë me ‘pushtuesit’ rusë, raporton BBC.

Mirëpo, mbetet e paqartë se si Kotin do të drejtorë centralin, meqenëse është i lokalizuar në pjesën e kontrolluar nga rusët në Zaporizhzhia.

Trupat ruse rrethuan centralin bërthamor në ditët e para të agresionit të tyre më 24 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat