Popullsia gjermane rritet në numër rekord

Evropë

Popullsia gjermane rritet në numër rekord

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Popullsia e Gjermanisë u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, prej 84.3 milionë njerëz në vitin 2022, e nxitur nga emigracioni rekord, sipas raportit nga Zyra Federale e Statistikave.

“Ky ishte numri më i lartë i banorëve i regjistruar ndonjëherë në fund të një viti”, tha Zyra në një deklaratë.

Sipas një vlerësimi të parë, popullsia e vendit u rrit me 1.1 milion njerëz.

Zyra e statistikave vlerësoi se mes 1.42 dhe 1.45 milion njerëz erdhën në Gjermani, më shumë sesa ishin shpërngulur jashtë vendit.

Shumica e emigrantëve ishin njerëz që ikën nga lufta në Ukrainë, por pati gjithashtu një rritje të konsiderueshme të njerëzve nga vende të tjera.

Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve ka rënë dhe numri i vdekjeve është rritur.

Numri i lindjeve ra me rreth 7 përqind krahasuar me vitin 2021 dhe pritet të jetë mes 735,000 dhe 745,000.

Në vitin 2022, 1.06 milionë njerëz vdiqën, 4 përqind më shumë se një vit më parë, raporton DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat