Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Evropë

Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Danimarka propozon që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm për gratë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen njoftoi për mediat lokale planin për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë në mënyrë që të rritet kapaciteti i ushtrisë.

Ellemann-Jensen tha se përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmonte vendin të përmbushte kërkesat e NATO-s dhe se prania e grave do të jetë “e dobishme” për ushtrinë.

Aktualisht, gratë mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht në Danimarkë ndërsa burrat shërbejnë ligjërisht maksimum për 4 muajsh dhe thirren me sistem lotarie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat