“Duam të jetë fëmija jonë”, çifti nga Sarajeva kërkojnë të adoptojnë fëmijën që u lind nën rrënoja nga tërmeti në Turqi e Siri

Evropë

“Duam të jetë fëmija jonë”, çifti nga Sarajeva kërkojnë të adoptojnë fëmijën që u lind nën rrënoja nga tërmeti në Turqi e Siri

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 08:09
Fëmija që lindi nën rrënoja

Pasi video tronditëse e një të porsalinduri të shpëtuar nga rrënojat në Siri bëri xhiron e botës, një çift i ri i martuar nga Sarajeva telefonoi dhe tha se do të donin të birësonin  vajzën e vogël që mbeti pa të gjithë të afërmit e saj në tërmetin shkatërrues.

“Ju lutemi na ndihmoni ta arrijmë këtë fëmijë dhe t’i dhurojmë dashuri dhe ngushëllim të pafund. Të publikohet lajmi që të dihet se janë dy të rinj në Sarajevë që aktualisht nuk kanë fëmijë të tyre dhe që do të donin ta birësonin këtë foshnjë dhe t’i jepnin të gjithë dashurinë e mundshme në botës”, kanë thënë çifti për mediumin boshnjak Dnevni Avaz.

E porsalindura që u gjet ende e lidhur me nënën e saj nga kordoni i kërthizës dhe u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në veri të Sirisë pas një tërmeti vdekjeprurës, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në një klinikë në Afrin.

Image
Fëmija që lindi nën rrënoja

“Fëmija tani është  në gjendje stabile. Ajo ka disa mavijosje dhe gërvishtje në trupin e saj dhe mbërriti me hipotermi të rëndë, kështu që e ngrohëm dhe i dhamë kalcium”, tha pediatri Hani Maarouf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat