BE do të ndihmojë Greqinë të modernizojë hekurudhat

Evropë

BE do të ndihmojë Greqinë të modernizojë hekurudhat

Më: 6 mars 2023 Në ora: 16:59
Kyriakos Mitsotakis dhe Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se ekspertët e hekurudhave do të udhëtojnë në Athinë pas katastrofës së trenit të javës së kaluar në Greqi që vrau 57 njerëz.

“Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi sot von der Leyen në Twitter pasi foli me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Të dy diskutuan liderët shprehën mbështetje të mëtejshme teknike që BE mund t’i japë Greqisë për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre’’.

Në Greqi, drejtuesi i stacionit të qytetit të Larisës është vënë në paraburgim për aksidentin, ndërsa punonjësit e hekurudhave në grevë vazhdojnë protestat e tyre.

Nëse shpallet fajtor për akuzat për vrasje nga pakujdesia, punonjësi i hekurudhës përballet me një dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

‘’Punonjësi  i stacionit pranoi se kishte vendosur gabimisht një çelës që çoi në një përplasje ballore të një treni pasagjerësh ndërqytetës me një tren mallrash pranë Larisës’’, tha avokati i tij për transmetuesin publik grek ERT.

Ky aksident ishte aksidenti i trenit më i rëndë në historinë e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat