Borrell e mirëpret vendimin për urdhër-arrest të Putinit: BE-ja shpreh mbështetjen e saj për hetime

Evropë

Borrell e mirëpret vendimin për urdhër-arrest të Putinit: BE-ja shpreh mbështetjen e saj për hetime

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:10
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropian, Josep Borrell e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Hagës për urdhër-arrestin e lëshuar ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në një komunikatë të publikuar nga Bashkimi Evropian thuhet se Borrell ka deklaruar se kjo është nisje e kërkimit të përgjegjësisë për krimet e luftës dhe krimet e tjera më të rënda, të kryera nga agresioni rus në Ukrainë.

“BE-ja e sheh vendimin e Gjykatës si një fillim të procesit të llogaridhënies dhe mbajtjes së liderëve rusë përgjegjës për krimet dhe mizoritë që ata urdhërojnë, mundësojnë ose kryejnë në Ukrainë.

BE-ja shpreh gjithashtu mbështetjen e saj për hetimet nga Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Ukrainë dhe bën thirrje për bashkëpunim të plotë nga të gjitha shtetet palë.” – ka thënë Borrell, bëhet e ditur në komunikatën e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat