​BE krijon platformën e informacionit të financave të korporatave

Evropë

​BE krijon platformën e informacionit të financave të korporatave

Më: 24 maj 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Negociatorët në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ranë dakord mbrëmë (e hënë) në Bruksel për të krijuar platformën e informacionit të financave të korporatave, (European Single Access Point- ESAP).

Në deklaratë thuhet se pas disa vitesh, baza e të dhënave ESAP do të ofrojë një pikë të vetme aksesi për informacionin publik financiar, të lidhura me qëndrueshmërinë rreth kompanive të BE-së dhe produkteve të investimeve të BE-së.

Sipas deklaratës, qasja falas, miqësore për përdoruesit, e centralizuar dhe digjitale ndaj informacionit financiar dhe të qëndrueshmërisë të bërë publike nga kompanitë evropiane, duke përfshirë kompanitë e vogla, do të lehtësojë procesin e vendimmarrjes për një gamë të gjerë investitorësh, shkruajnë mediat e huaja.

Ne jemi gati të krijojmë një platformë e cila do ta bëjë shumë më të lehtë gjetjen dhe krahasimin e produkteve dhe kompanive të investimeve, duke përfshirë SME-të, të cilat janë të qëndrueshme dhe që kanë një të ardhme të ndritshme financiare. Kjo do t’i ndihmojë bizneset evropiane të bëhen edhe më tërheqëse për investitorët”, tha ministrja suedeze e Financave, Elisabeth Svantesson.

Kjo bazë të dhënash ka për qëllim të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të Unionit të Tregjeve të Kapitalit, i cili ka të bëjë me reduktimin e pengesave burokratike midis shteteve evropiane, për shembull për t’u ofruar kompanive më shumë mundësi për të mbledhur para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat