Protesta masive në Francë

Evropë

Protesta masive në Francë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:34
Protesta në Francë

Sot në Francë mbahet protesta dhe greva e 14-të masive në mbarë vendin kundër reformës së diskutueshme e cila zgjat me 2 vite moshën e pensionit.

Me thirrjen e sindikatave kryesore, shumë sektorë kryesisht ai i energjisë dhe transportit kanë marrë vendim për grevë dhe protestë ndërsa në kuadër të kësaj parashikohet që nëpër rrugë të zbresin rreth 1 milion njerëz.

Për shkak të protestave, në orët e mëngjesit në kryeqytetin Paris dhe përreth tij janë shënuar probleme në transport. Protestat do të mbahen në 250 pika në të gjithë Francën, kryesisht në Paris dhe qytetet Lion, Marsej dhe Bordo.

Në anketimet e zhvilluara kohën e fundit, thuhet se 57 për qind e francezëve mbështesin grevat dhe protestat e ditës së sotme.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se për shkak të protestave kanë mobilizuar 11 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë në të gjithë vendin, prej të cilëve 4 mijë në Paris. Ai theksoi se kanë marrë masa shtesë pas informacionit nga shërbimi inteligjent se në protesta do të marrin pjesë të majtët ekstremistë nga jashtë vendit.

– Reforma e pensioneve

Protestat masive në Francë filluan më 16 mars pasi qeveria mori vendim për të miratuar pa votim në Parlament projektligjin i cili përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Në shumë pjesë të vendit u shënuan ngjarje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e cila kryen ndërhyrje të ashpër ndaj protestuesve. Në protestat e mbajtura në të gjithë vendin që nga 16 marsi e deri më tani janë arrestuar mbi 1.000 persona.

Këshilli Kushtetues të cilit opozita dhe qeveria iu drejtuan për të përcaktuar nëse reforma është apo jo në përputhje me kushtetutën, miratoi projektligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç dhe rrëzoi tërësisht ose pjesërisht 6 pikat.

Më 8 qershor në Asamblenë Kombëtare do të diskutohet do të diskutohet dhe një projektligj i cili parashikon tërheqjen e ligjit që u miratua pavarësisht protestave masive dhe kundërshtimeve intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat