Sllovenia bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Evropë

Sllovenia bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:57
Tanja Fajon

Me 153 vota nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Sllovenia është bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Përmes një postimi në Twitter  ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ku ka theksuar se sot është një ditë e madhe për Slloveninë.

“Sot është një ditë e madhe për Slloveninë, ne jemi zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Fajon.

Sipas saj, ky rezultat ka ardhur për shkak të punës së palodhur të diplomacisë së shtetit slloven.

“Jam krenare për rezultatin e jashtëzakonshëm, i cili është fryt i punës së palodhur. Ne morëm 153 vota në raundin e parë. Faleminderit të gjithëve që mbështetët kandidaturën tonë”, ka shkruar Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat