Ku është tani udhëheqësi i Wagnerit?

Evropë

Ku është tani udhëheqësi i Wagnerit?

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:30
Prigozhin

Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me marrëveshjen që lideri i Ëagnerit Yevgeny Prigozhin arriti për t’i dhënë fund rebelimit dhe për atë që do të ndodhë më pas.

Një nga gjërat që nuk dihet ende është se ku ndodhet Prigozhini tani.

Ai u pa për herë të fundit në një makinë duke u larguar nga Rostov-on-Don vonë të shtunën – qytet në Rusinë jugore që ai kishte pretenduar se e kontrollonte për një ditë.

Destinacioni i tij i ardhshëm tani është menduar të jetë Bjellorusia, pas një marrëveshjeje të raportuar të ndërmjetësuar nga lideri i fortë i atij vendi Alexander Lukashenko, një aleat kryesor i presidentit Vladimir Putin.

Një zonë ndalim-fluturimi është aktualisht në fuqi në Rusinë jugperëndimore, që do të thotë se aeroportet më të afërta operuese me Rostovin janë në Volgograd dhe Soçi – por secili janë rreth 400 kilometra larg, raporton BBC.

Prigozhin teorikisht mund të udhëtojë me makinë ose tren – por është një rrugë e gjatë për në Bjellorusi, pasi ai duhet të anashkalojë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat