Pyjet në Kroaci përfshihen nga zjarri

Evropë

Pyjet në Kroaci përfshihen nga zjarri

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet pranë vendpushimit bregdetar kroat të Shibenikut, të enjten.

Disa fshatra në zonën e Grebashticas janë evakuuar pasi pesë avionë të specializuar dhe mbi 20 automjete zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje.

Sipas raportimeve të mediave vendase, disa turistë kanë qenë në zonë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu,bëhet thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat