Kryegjykatësi rus vdes pak ditë pas takimit në të cilin mori lëvdata nga Putini

Evropë

Kryegjykatësi rus vdes pak ditë pas takimit në të cilin mori lëvdata nga Putini

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:20
Vyacheslav Lebedev dhe Vladimir Putin.

Një shef i drejtësisë ruse ka vdekur vetëm disa ditë pas takimit me presidentin Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Vyacheslav Lebedev, presidenti i Gjykatës së Lartë të Rusisë, vuante nga një “sëmundje e e zgjatur” përpara se të vdiste në Moskë.

Gjendja e 81-vjeçarit besohet të jetë e lidhur me kancerin, raportoi gazeta ruse Kommersant.

Dhe vdekja e Lebedev vjen vetëm disa ditë pas takimit të tij me Putinin.

Ata thuhet se u takuan më 6 shkurt për të diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë dixhitale në punën e gjyqësorit.

Aty thuhet se ai mori edhe lëvdata nga Putini: “Nën udhëheqjen tuaj, Gjykata e Lartë ka bërë shumë për ta bërë gjyqësorin transparent dhe më të qasshëm për popullin tonë”.

Vdekja e shefit të Gjykatës së Lartë është e fundit në një varg humbjesh të rangut të lartë për Putinin.

Më shumë se 30 rusë të profilit të lartë kanë vdekur që kur ai filloi pushtimin në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat