ISIS-i publikon pamje të papara deri më tani të sulmit në Moskë

Evropë

ISIS-i publikon pamje të papara deri më tani të sulmit në Moskë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Shteti Islamik ka publikuar një video të asaj që thotë se është sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës.

Videoja tregon një pamje nga afër të një prej personave të armatosur, raporton skynews.

Ai po hapte zjarr ndaj disa njerëzve teksa hyn në atë që duket të jetë vendi i ngjarjes.

Në fillim shihet një burrë i armatosur rëndë duke qëlluar me automatik drejt një korridori ku shumë trupa të pajetë tashmë janë shtrirë në dysheme. Kamera më pas i drejtohet njërit prej terroristëve, i cili godet me thikë një person në dysheme. Më pas, të katër burrat kalojnë nëpër një pjesë të shkretë të sallës ndërsa zërat e sulmuesve janë të deformuar.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në pretendimet e tyre.

Ndërkohë, numri i personave të vrarë në sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” është rritur në 137.

Në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë, tha Komiteti rus I Hetuesisë, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat