Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë, paralajmëron ambasadorja amerikane

Evropë

Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë, paralajmëron ambasadorja amerikane

Më: 25 mars 2024 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë, ka thënë ambasadorja amerikane Jane Hartley në Mbretërinë e Bashkuar për Sky News.

Duke folur me prezantuesen e Sky News, Kay Burley nga rezidenca e saj zyrtare në qendër të Londrës javën e kaluar, Jane Hartley tha se ishte “optimiste” se SHBA do të lëshojë më shumë fonde për Ukrainën, por tha se “kushdo që mendon se Rusia mund të ndalet pas kësaj, mendoj është gabim”.

“Demokracia, mendoj se është në rrezik. Kështu që ne duhet të mbështesim Ukrainën”.

Zonja Hartley shtoi se “këto janë ditë të vështira” pasi Burley pyeti nëse ndjente një atmosferë “pothuajse të krahasueshme” me atë të parë para Luftës së Dytë Botërore.

Ajo më pas tha se “ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Ukraina të jetë ende një demokraci e fortë dhe që Rusia ta humbasë këtë luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat