Borrell: Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës 500 mijë predha

Evropë

Borrell: Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës 500 mijë predha

Më: 26 mars 2024 Në ora: 00:56
Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian i ka dërguar 500 mijë predha artilerie në Ukrainë.

Borrell gjithashtu tha edhe se deri në verë do të jenë 60 mijë ushtarë ukrainas të trajnuar, shkruan Sky News.

Bashkimi Evropian njoftoi në mars të vitit 2023 se do t’i siguronte Ukrainës një milion predha brenda një viti.

Por, në tetor dukej se nuk kishte gjasa të arrinte objektivin e tij pasi dështoi të rriste prodhimin.

“Përveç kësaj, industria evropiane e mbrojtjes po i ofron gjithashtu Ukrainës 400 mijë predha përmes kontratave tregtare”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat