I pyeti nëse janë djem apo vajza, i riu sulmon brutalisht adoleshentet në Rusi – gjithçka ndodhi rreth frizurave ‘jokonvencionale’

Evropë

I pyeti nëse janë djem apo vajza, i riu sulmon brutalisht adoleshentet në Rusi – gjithçka ndodhi rreth frizurave ‘jokonvencionale’

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy adoleshente nga Siberia janë hospitalizuar, pasi një i ri i sulmoi brutalisht për shkak të frizurave të tyre “jokonvencionale”, raportojnë mediat e atjeshme lokale.

Kamerat e sigurisë në qytetin Minusinsk, shfaqin të riun i cili i afrohet dhe e godet njërën nga vajzat që ishte e ulur në një kafiteri.

E mikesha e saj, që tenton të parandalojë sulmin e paprovokuar, goditet gjithashtu me grusht në fytyrë nga i dyshuari.

Sipas Vzglyad, konflikti shpërtheu kur një 16-vjeçar dhe shoku i tij u konfrontuan me vajzat, që të dy nxënëse të shkollës së artit – për shkak të stilit të flokëve – ku njëra prej tyre i kishte lyer me të kaltër.

“Kur u pyetën nëse janë djem apo vajza, ato u kishin thënë se nuk është punë e tyre”, përgjigje kjo që nervozoi me gjasë djemtë, ku njëri prej tyre filloi t’i godasë.

Kështu të paktën pretendon e ëma e 17-vjeçares Arina, që ishte viktimë e sulmit fizik.

Që të dy vajzat janë hospitalizuar si pasojë e goditjeve, derisa njëra prej tyre mbeti edhe më hundë të thyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat