LIVE: Rusia mund të ketë përdorur 'bombë fluturuese' të re në sulmin ajror vdekjeprurës të Kharkiv

Evropë

LIVE: Rusia mund të ketë përdorur 'bombë fluturuese' të re në sulmin ajror vdekjeprurës të Kharkiv

Nga: Bota sot Më: 27 mars 2024 Në ora: 06:13 Përditësuar në ora: 22:50 më 27.03.2024
Joe Biden dhe Vladimir Putin

Sulmi vrau një person dhe plagosi 19 të tjerë, mes tyre tre fëmijë dhe një foshnjë

Nga: H.O.

Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombë të drejtuar në sulmet ajrore vdekjeprurëse në qytetin e Kharkiv sot, thanë zyrtarët lokalë.

Sulmi në Ukrainën verilindore vrau një person dhe plagosi 19 të tjerë, mes tyre tre fëmijë dhe një foshnjë, thanë zyrtarët.

Volodymyr Tymoshko, kreu i policisë rajonale të Kharkiv, tha se Moska mund të ketë përdorur një lloj të ri bombë të quajtur UMPB D-30.

"Kjo është diçka midis një bombe ajrore të drejtuar që ata kanë përdorur kohët e fundit dhe një rakete. Është një bombë fluturuese si të thuash," tha zoti Tymoshko në vendin e sulmit.

Guvernatori i rajonit Oleh Synehubov tha: "Duket se rusët vendosën të testojnë bombat e tyre të modifikuara mbi banorët e shtëpive."

Volodymyr Zelenskyy e dënoi sulmin si "terror rus".

Rusia nuk i komentoi menjëherë këto komente.

Dyfishohet numri i të plagosurve nga sulmi terrorist në Moskë

Numri i personave të plagosur në sulmin terrorist pranë Moskës javën e kaluar është rritur në 360.

Shifra është rritur nga 180 raportuar më parë, sepse shumë viktima nuk kërkuan menjëherë ndihmë mjekësore, tha zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova, sipas agjencisë shtetërore të medias TASS.

Rreth 92 persona po marrin ende trajtim mjekësor, ndërsa 63 kanë lënë ambientet e spitalit.

Të paktën 139 persona u vranë pasi disa persona të armatosur hapën zjarr në sallën e qytetit Crocus në Krasnogorsk.

Rusia bën bilancin: Rrëzuam 18 raketa ukrainase mbi Belgorod

Forcat ruse i kanë rrëzuar 18 raketa ukrainase që ia kishin mësyrë rajonit rus Belgorod mëngjesin e së mërkurës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një person u plagos nga rënia e copëzave të raketave dhe se u dëmtuan ndërtesat teksa forcat ruse i shkatërruan raketat.

Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi. Ukraina ka disa muaj që kryen sulme ajrore në Belgorod dhe dy rajone të tjera ruse, Kursk dhe Voronezh. Rreth 25 njerëz u vranë nga sulmi më i madh në Belgorod në fillim të këtij viti.

Në javët e fundit, autoritetet e këtij rajoni u kanë kërkuar banorëve të largohen përkohësisht nga Belgorodi dhe rajonet përreth.

Më 19 mars, autoritetet ruse thanë se rreth 9.000 fëmijë do të evakuohen prej Belgorodit dhe rajonit përreth, pas sulmeve, për të cilat janë duke e fajësuar Ukrainën.

Biden shpërthen keq ndaj Putinit, e quan ‘kasap’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shpërthyer ashpër kundër presidentit rus Vladimir Putin duke e quajtur këtë të fundit “kasap”.

Në një tubim elektoral në Raleigh të Karolinës së Veriut, Joe Biden tha se nëse do të rriten taksat për miliarderët, do të mund të ketë fonde për të ndihmuar Ukrainën që t’i bëjë ballë agresionit rus.

“Nëse do të rrisnim taksat për miliarderët, mund të bënim shumë gjëra, duke përfshirë përfundimisht sigurimin që të kujdesemi për Ukrainën që po sulmohet nga ai kasapi Putin”– u shpreh Biden.

Joe Biden garon për një mandat të dytë në krye të SHBA-ve, përballë Donald Trump i cili kërkon rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Sulmet ruse plagosin dhjetë presona në Odesa

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Odesa të Ukrainës.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit Oleh Kiper.

Forcat ruse përdorën një taktikë të “trokitjes së dyfishtë”, me një raketë të dytë që goditi menjëherë pas të parës, me qëllim të plagosjes ose vrasjes së civilëve, tha Nataliia Humeniuk, një zëdhënëse e Komandës Operative Jugore të Ukrainës.

Ndërsa guvernatori Kiper tha se rreth 300 apartamente u dëmtuan së bashku me Pallatin e Sporteve.

Ukrainë, Zelensky shkarkon kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot Oleksii Danilovin nga posti i tij si shef i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendit.

Dekreti për shkarkimin e Danilovit u publikua nga presidenca ukrainase, e cila më vonë postoi një dekret tjetër që emëroi Oleksandr Lytvynenkon si zëvendësues të tij.

Lytvynenko u shkarkua si shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës në një dekret të mëparshëm.

Asnjë arsye nuk u dha për shkarkimin e Danilovit, i cili mori postin në tetor 2019, por kjo ndodh në vitin e tretë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe kur forcat ukrainase nuk po ia dalin aq mirë sa kishin shpresuar në zmbrapsjen e Rusisë.

Shtatorin e kaluar Zelensky shkarkoi ministrin e mbrojtjes të vendit dhe gjashtë zëvendësministra të mbrojtjes, me gjasë për përpjekjet e lëkundura për të luftuar forcat ruse

Putin tha se tentuan të ikin drejt Ukrainës, Lukashenko e kundërshton

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha më 26 mars se sulmuesit, që kryen sulmin në sallën e koncerteve afër Moskës javën e kaluar, tentuan të ikin në shtetin e tij, por nuk mundën për shkak të masave shtesë të sigurisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTA, Lukashenko citohet të ketë thënë se masat e sigurisë hynë në fuqi përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Rusisë që kur u bë e qartë se keqbërësit kishin udhëtuar në rajonin rus të Brjanskit, që gjendet në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Kur sulmuesit u larguan nga jugperëndimi i Moskës për në rajonin e Brjanskut, Bjellorusia shpejt ngriti pika të kontrollit.

“Prandaj ata nuk mundën që të hynin në Bjellorusi. Ata e kuptuan këtë, prandaj u kthyen dhe shkuan në zonën e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Lukashenko, që është aleat i Rusisë. “[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe unë nuk kemi fjetur për një ditë”, shtoi ai. “Ka pasur ndërveprim të vazhdueshëm”.

Putin ka pretenduar se të dyshuarit dëshironin që të largoheshin drejt Ukrainës. Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin ku u vranë 139 persona më 22 mars.

Grupi militant, Shteti Islamik Korasan ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se e vlerësojnë si të besueshëm këtë pretendim. Por, zyrtarët rusë vazhdojnë të insistojnë se Ukraina ishte e përfshirë në sulm.

Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), më 26 mars përsëriti pretendimin e Putinit se jo vetëm Ukraina, por Perëndimi kishte rol në sulmin vdekjeprurës.

Pa ofruar asnjë dëshmi, Bortnikov pretendoi se agjencitë perëndimore të spiunazhit po ashtu mund të kenë të qenë të përfshira në sulm, edhe pse ai e pranoi se kishte pranuar një informacion nga SHBA-ja më herët gjatë marsit për një sulm të mundshëm terrorist.

Versioni i Lukashenkos për ngjarjet i bën jehonë komenteve të ambasadorit bjellorus në Rusi, Dzmitry Krutoy, i cili më herët tha se shërbimet speciale bjelloruse “ndihmuan Rusinë të përmbushin detyrën e parandalimit të terroristëve që të iknin përtej kufirit”.

Analisti politik, Artyom Shreibman, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e bëra nga Lukashenko dhe Krutoy janë në kundërshtim me ato që thotë Rusia. Nëse sulmuesit do të dëshironin të largoheshin për në Ukrainë, atëherë Bjellorusia “nuk kishte absolutisht çfarë të bënte”.

Shreibman tha se çdo përfshirje e Ukrainës nënkupton se do të ishte e nevojshme që të mendohej paraprakisht një rrugë për ikjen e sulmuesve. Ai tha se Putini dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë rusë po përpiqen që të promovojnë “narrativin ukrainas” për këtë sulm terrorist./ REL

Ukraina rrëzon 12 dronë rusë

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia tha se 15 raketa të Ukrainës, që kishin në shënjestër rajonin e Belgorodit përgjatë kufirit midis dy vendeve.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi dronët mbi rajonet e Mikolaivit dhe Kharkivit.

Oleh Syniehubov, guvernator i rajonit të Kharkivit, njoftoi përmes një deklarate në rrjetin social Telegram se një ndërtesë ishte dërmtuar nga sulmet, por se nuk kishte patur viktima.

Vitaliy Kim, guvernator i rajonit të Mikolaivit, njoftoi në rrjetin Telegram se tre nga dronët u rrëzuan mbi rajonin e tij. Ai nuk raportoi për dëme apo viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 15 raketa ukrainase në disa valë sulmesh gjatë natës.

Raketat kishin në shënjestër rajonin e Belgorodit, ku guvernatori Vyacheslav Gladkov njoftoi përmes rrjetit social Telegram për dëmtim të 20 shtëpive dhe plagosjen e disa njerëzve në këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat