Disa të vdekur nga një aksident i autobusit në autostradën e Gjermanisë Lindore

Evropë

Disa të vdekur nga një aksident i autobusit në autostradën e Gjermanisë Lindore

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën nga një aksident autobusi në një autostradë pranë qytetit lindor gjerman të Leipzig-ut të mërkurën, tha policia.

“Disa persona janë plagosur në aksidentin e rëndë në autostradën A9. Ka viktima të shumta”, tha policia në shtetin e Saksonisë në platformën e mediave sociale X.

Mediat lokale raportuan se pesë persona humbën jetën pasi një Flixbus doli në anën e djathtë të autostradës A9, e cila lidh Berlinin me Mynihun.

Rruga në drejtim të Mynihut ishte e mbyllur, tha policia, në bazë të disa fotografive shihej se në vendngjarje kishte ambulanca dhe helikopterë.

“Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit”, thanë në një deklaratë nga kompania “Flixbus”, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës për të zbuluar se çfarë ndodhi. Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat